– ”Më dhuro nga mirësia Jote një trashëgimtar (të denjë). (Një që) të jetë trashëgimtari im dhe i familjes së Jakubit …” – Më dhuro një djalë, që të jetë udhëheqës në fe dhe në besimin e drejtë! Më dhuro një djalë që të jetë trashëgimtar i profetësisë, i diturisë së pastër dhe i veprave të mira e të sinqerta!
– ”… dhe bëje atë, o Zoti im, të mirë!” – Bëje adhurues të mirë, që të të kënaq Ty, o Zot, dhe që ta duan njerëzit! Zekeria iu lut Allahut për një djalë të devotshëm e adhurues të mirë, që të mbetej pas vdekjes së tij dhe të ishte i dashur i Zotit, imam i njerëzve dhe përhapës i fesë së drejtë.
E ku ka fëmijë me cilësi më të mira se këto? Nuk ka dyshim se është mëshirë e madhe nga Zoti që t’i dhurojë njeriut një djalë të mirë, të devotshëm, me moral të lartë dhe sjellje e edukatë të mirë. Kështu, Allahu e mëshiroi Zekerian, duke i dhuruar një djalë të tillë.