– “Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit …” – Njeriu nuk shpreh mirënjohjen ndaj Zotit, për mirësitë që Ai i ka dhënë. Për nga natyra e tij, ai nuk e dëshiron shpenzimin dhe nuk pranon që t’i plotësojë detyrimet e tij plotësisht. Ai është përtac dhe koprrac, që gjithmonë përpiqet t’u bëjë bisht detyrimeve pasurore apo trupore, me të cilat është ngarkuar. Këtu bëjnë përjashtim ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka pastruar nga të tilla cilësi të këqija.