Select Page

– “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kur’anit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën).” – Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kur’anit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kur’ani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur’anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t’u arritur, prandaj i Lartësuari thotë: