– “Banorët e mëhershëm të qyteteve nuk besuan, prandaj Ne i shkatërruam ata. Vallë, do të besojnë këta?” – Mosbesimi i tyre në ato mrekulli që kërkuan solli ndëshkimin dhe shfarosjen e menjëhershme të tyre. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit. Kështu, popujt e shkuar nuk besuan. A mos, vallë, do të besojnë këta të sotmit?! E pse këta të sotmit qenkan më të mirë se ata të mëparshmit?! Kjo është një pyetje që tregon se ishte e pamundur që ata të besonin.