– “Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.” – Allahu i Madhëruar ua ka prezantuar e përshkruar me hollësi Xhenetin, duke i bërë të përmallohen për të. Ai u ka treguar edhe veprat që të çojnë në Xhenet, mes të cilave është edhe lufta në rrugën e Zotit. Në fakt, është Allahu i Madhëruar Ai që u jep sukses të zbatojnë atë që janë urdhëruar ta zbatojnë.
Më pas, Ai i fut ata në Xhenet, duke i drejtuar te gradat më larta. Kështu, Ai i lumturon ata, me stolitë e mrekullueshme të Xhenetit. Atje ata do të jetojnë në paqe e siguri, dhe kjo do të vazhdojë përgjithmonë.