– “A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi?” – Kuptimi: Në kohën kur ti nuk kishe as nënë, as baba dhe kur nuk ishe në gjendje të kujdeseshe për veten tënde, i Madhëruari u kujdes për ty, duke bërë të mundur që të të rriste gjyshi yt, Abdul Mutalibi. Kur vdiq gjyshi, kujdestaria i kaloi xhaxhait tënd, Ebu Talibit. Më pas, Allahu i Lartësuar e forcoi krahun tënd me ndihmën dhe mbështetjen e Tij të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet besimtarëve të shumtë.