– “Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!” – Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazhdon të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kërcënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit: