Select Page

– “Kush e bëri këtë me zotat tanë? – thanë ata. – “Ai qenka kriminel.” – Edhe pse ata po bënin padrejtësinë më të madhe, filluan ta akuzonin Ibrahimin si kriminel. Nuk e dinin të mjerët se shkatërrimi i idhujve ishte nga veprat më të vyera të Profetit, që buronte nga drejtësia dhe nga teuhidi i tij. Të padrejtë ishin ata që vazhdonin t’i adhuronin statujat, edhe pse e panë vetë se çfarë ndodhi me ato, të cilat ishin të pafuqishme të mbronin edhe veten e vet.