Select Page

Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia … Ajetet e Allahut të Madhëruar kanë ardhur të qarta dhe qartësuese të gjithçkaje, duke mos lënë asnjë dyshim rreth të vërtetës, por:

“… dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç … Ti u tregove kryeneç e mendjemadh dhe nuk i pasove argumentet e Zotit.

“… dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë). Lutja për t’u kthyer në dynja është e padobishme. I Madhëruari thotë: “Atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [El en’am 28].