– “Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë (mësimet e Zotit).” – Allahu e lehtësoi përfitimin prej Kur’anit, duke e shpallur në gjuhën arabe, e cila është absolutisht gjuha më shprehëse, më e pasur dhe më e bukura e të gjitha gjuhëve. Ai lehtësoi shqiptimin dhe këndimin e Kur’anit, ashtu siç lehtësoi edhe të kuptuarit e tij. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: “…që të mund të kujtojnë”. Pra, të kujtojnë porositë e Tij, duke kryer ato gjëra që Ai ka urdhëruar dhe duke u ruajtur nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar.