Allahu i Madhëruar na njofton se çdo popull që refuzon dhe lufton profetët e Tij, ka për t’u goditur nga ndëshkimi i ashpër e shkatërrimi, para Ditës së Gjykimit. Ky është një vendim që Zoti e ka shkruar që të ndodhë. Kjo e vërtetë është një nxitje dhe qortim i fortë për refuzuesit, që ata të pendohen dhe të kthehen të nënshtruar në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm dhe besimit në profetët, përpara se vendimi i ndëshkimit për ta të mos kthehet më pas.