– “Dhe mbështetju të Përjetshmit …“ – Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi.
– “… që Jeton e nuk vdes kurrë …“ – Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht.
– “… dhe madhëroje me lavdinë që i takon!“ – Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta.
– “Dhe mjafton Ai, që t’i dijë gjynahet e robërve të vet.“ – Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.