Select Page

– “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, …” – Allahu i Madhëruar na tregon për diçka që është shumë e qartë dhe e pranueshme për logjikën. Ai na tregon se krijimi i qiejve dhe i Tokës, me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është shumë herë më madhështor sesa krijimi i njerëzve. Njerëzit, në krahasim me krijimin e qiejve dhe të Tokës, janë shumë të vegjël. Prandaj, Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe vendosi ligjet e përpikta të funksionimit të tyre, është sigurisht i Plotpushtetshëm që t’i rikrijojë njerëzit nga e para, pas vdekjes së tyre.

Ky është një argumentim logjik shumë i thjeshtë, që tregon se ringjallja është plotësisht e mundur dhe nuk duhet të ketë dyshim për të. Çdo njeri me mend e pranon që kjo është tërësisht brenda mundësisë dhe pushtetit të Zotit, siç pranon, gjithashtu, se gjithçka që profetët dhe Shpalljet e Zotit kanë treguar për ringjalljen është e vërtetë. Megjithatë, jo çdokush e vë në punë mendjen e tij për këtë çështje dhe jo të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë e pranojnë atë, që pastaj të veprojnë e jetojnë sipas saj. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:

– “… por shumica e njerëzve nuk e dinë.” – Ata nuk nxjerrin mësime nga këto fakte, argumente e shenja. Pastaj i Lartësuari thotë: