– “Ne ju kemi krijuar ju. Përse nuk e pranoni, atëherë?” – Kuptimi: Allahu që ju krijoi atëherë kur ju nuk ekzistonit as si emër, madje ju krijoi pa u lodhur aspak dhe pa ndier vështirësi, pra, Ai që është i plotfuqishëm për krijimin e gjithçkaje, a nuk është i plotfuqishëm për të ringjallur të vdekurit?! Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, prandaj edhe ju qorton e paralajmëron për mosbesimin tuaj për ringjalljen. Ju jeni vetë provë e krijimit që ka bërë Allahu, i cili është më i madh se ringjallja juaj.