Pasi na urdhëroi që të çojmë salavate dhe ta respektojmë e lëvdojmë figurën e Profetit (a.s), Allahu i Madhëruar vijon të na ndalojë nga e kundërta e kësaj vepre, pra, nga fyerja dhe mundimet për të:
– ”Ata që flasin (fjalë të ulëta) kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.” – Kjo përfshin çdo lloj mundimi, qoftë me fjalë, qoftë me vepra, si fyerja, sharja, cenimi i figurës së tij ose i fesë së tij, ose i çdo gjëje që do ta shqetësonte atë. Ata që bëjnë diçka të tillë i pret diçka shumë e tmershme: “… i ka mallkuar Allahu në këtë jetë” Allahu i Lartësuar i ka larguar nga mëshira e Tij në dynja. Pjesë e këtij mallkimi është edhe dënimi për ata që fyejnë figurën e Profetit (a.s). Ai është dënim me vdekje.
Pastaj tha: “… e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.” Kështu do të jetë dënimi i tyre, për shkak të mundimeve që i sjellin Profetit të Zotit. Fyerja e figurës së Profetit (a.s) nuk është si fyerja e dikujt tjetër, sepse ai është profet i Allahut dhe dikush nuk quhet besimtar i Zotit derisa të besojë në Profetin e Tij. Besimi i Profetit të Allahut kërkon që ta madhërosh figurën e tij dhe ta respektosh atë. Respektimi dhe madhërimi i figurës së Profetit është prej domosdoshmërive të besimit të drejtë. Për këtë arsye, fyerja e tij nuk mund të konsiderohet njëlloj si rastet e tjera.149 Edhe fyerja apo mundimi i muslimanëve është diçka shumë e dënueshme tek Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, Ai tha:
149 Pa dyshim, dobia e afrimit të njerëzve dhe fitimi i zemrave të tyre ishte më i rëndësishëm për Pejgamberin a.s. sesa dobia e vrasjes së këtyre fatzinjve që fyenin figurën e tij të ndritur. Megjithatë, kur dobia e vrasjes së atyre që fyenin Pejgamberin a.s. u bë më e rëndësishme sesa çështjet e tjera, ata vërtet morën dënimin e merituar. Kështu veproi Pejgamberi a.s. me Kab Ibn Eshrefin, i cili e teproi duke përhapur shumë fyerje në adresë të Pejgamberit a.s. dhe, për këtë arsye, vrasja e tij ishte më e dobishme sesa lënia e tij e gjallë.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vrasjen e Ibn Hatalit, e Mekisit, të dy shërbëtoreve këngëtare që fyenin Pejgamberin a.s., apo për vrasjen e skllaves ummu ueled, nga pronari i saj i verbër. Përfundimisht, ekzekutimet ose tolerimet ishin për hir të dobisë më të rëndësishme, sipas gjykimit të të Dërguarit të Allahut a.s. Por kur çështja, pas vdekjes së Pejgamberit a.s., kaloi në duart e zëvendësuesve të tij, atyre nuk u takon që ta hedhin poshtë hakun e Pejgamberit a.s. Pra ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër, veç ekzekutimit të atij që fyen figurën e tij a.s. [Zaad el miad vëll 3.]