Select Page

… Xhehenemin, ku do të hidhen (për dënim).Në Xhehenem janë grumbulluar të gjitha ndëshkimet. Nxehtësia e tij është e pashembullt. Ata do të ndëshkohen atje me një dënim përvëlues, që do t’i përfshijë nga çdo anë: “Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart.” [El ea’raf 41]. “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!” [Zumer 16].

Ai është vendi më i shëmtuar. Sa vend i keq është ai! Ai është vendi më i tmerrshëm, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimit, poshtërimit e dëshpërimit.