– ”Por përgjigjja e popullit të tij ishte veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi …” – Ata nuk morën mësim dhe nuk treguan pendim, përkundrazi refuzuan me forcë dhe filluan të kërcënonin profetin Lut, atë profet besnik që dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Ata e kërcënuan se do ta dëbonin dhe largonin nga vendi i tij.
”… sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” – Duket sikur u kanë thënë: “Çfarë gabimi kanë bërë, që të meritojnë dëbimin nga vendi?” Atëherë thanë: “…sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Pra, ata e quanin gabim atë vepër nga e cila duhet të ruhesh dhe ta mbash veten të pastër. Allahu i shëmtoftë! Atë vepër që konsiderohet pastërti dhe dëlirësi e konsideronin si gabimin më të madh.
Nuk mjaftoi që e mohuan dhe refuzuan besimin në të cilin i ftoi profeti i tyre, por arritën deri aty sa ta dëbonin nga vendi. Mendoni se deri ku kishte arritur e keqja që kishte kapluar mendjet dhe zemrat e tyre. Ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Duke qenë se ata ishin të zhytur në mohim e poshtërsi, atëherë përfundimi i kësaj vepre ishte i ditur. Të gjithë ata që do mbeteshin brenda do të shkatëroheshin dhe të gjithë ata që do të dilnin do të shpëtonin. Prandaj Zoti thotë: