– “Pastaj, pas vdekjes tuaj, ju ringjallëm, që të ishit mirënjohës”. – Kuptimi: Pas vdekjes suaj, Allahu ju ringjalli, që të falënderonit dhe të tregoheshit mirënjohës, me mënyrën që Ai jua ka treguar në Libër dhe Traditën Profetike. Pas gjithë këtyre, Allahu i Lartësuar u kujton edhe mirësitë e Tij gjatë bredhjes së tyre nëpër shkretëtirë, e cila nuk kishte asnjë vend me hije, ku ata mund të çlodheshin. Pikërisht në të tilla vende, erdhi mirësia dhe furnizimi i pamatë i Allahut të Lartësuar. Ai thotë: