– ”O robërit e Mi, që keni besuar!” – Allahu iu drejtohet adhuruesve të Tij, që besojnë Atë dhe të gjithë profetët e Tij, dhe thotë:
– ”Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” – Nëse ju ndalohet adhurimi i Zotit në një vend, largohuni prej tij, për të shkuar në një vend tjetër, atje ku i gjithë adhurimi i kushtohet Allahut një dhe të vetëm. Vendet ku mund të adhurohet Zoti janë të shumta dhe të gjera dhe i vetmi që meriton adhurimet tuaja është Allahu.