Select Page

– “Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato.” – Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i mundësoi Faraonit që të shihte të gjitha llojet e shenjave, qoftë në horizont, qoftë në veten e tij, por ai nuk pranoi të nënshtrohej dhe të kthente rrugë. Ai nuk e besoi mesazhin e Zotit dhe nuk u bind të jetonte sipas urdhrave e ligjeve të Zotit. Të vërtetën e quante gënjeshtër dhe kotësi, ndërsa tiraninë e padrejtësitë e tij i quante drejtësi. Faraoni mbronte me fanatizëm të kotën, për të hedhur poshtë të vërtetën. Ai përdori çdo mjet për të devijuar e mposhtur njerëzit e tjerë.