– “Kjo është “gostia” e tyre në Ditën e Gjykimit.” – Me këtë ushqim e pije do të jetë ‘pritja’ e tyre në Ditën e Llogarisë. Kjo është mikpritja, që vetë ata e përgatitën për veten e tyre. Kësaj gostie i dhanë përparësi, duke privuar veten nga mikpritja e mrekullueshme që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108]. Pastai i Lartësuari sjell një argument logjik për vërtetësinë e ringjalljes: