– ”Është Ai që jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm tek Ai do të ktheheni.” – Është Allahu Ai që ka në dorë jetën dhe vdekjen dhe të gjitha llojet e administrimit dhe rregullimit të çështjeve të krijesave. I gjithë pushteti është në dorën e Allahut dhe Ai nuk e ndan me asnjë tjetër këtë pushtet. Tek Ai do të ktheheni të gjithë Ditën e Gjykimit dhe Ai do t’ju shpërblejë për veprat tuaja, të mira ose të këqija.