Select Page

Ata dhe bashkëshortet e tyre janë nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë. Ata do të jenë së bashku me gratë e tyre, hyri symëdha, të cilat kanë mbledhur gjithë bukurinë. Ato janë të bukura në fytyrat dhe trupin e tyre, por edhe në moralin dhe sjelljen e tyre me burrin e tyre. Ashtu së bashku, të lumtur dhe të dashuruar, do të jenë “nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë.” Ata do të qëndrojnë të shtrirë dhe mbështetur mbi shtretër të stolisur bukur. Ata do të qëndrojnë të mbështetur, gjë kjo që tregon se do të jenë në rehati dhe kënaqësi të plotë, të patrazuar nga asgjë shqetësuese. Ata do të jenë të përkushtuar dhe të zhytur tërësisht veç në kënaqësi.