– ”Kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat.” – Kur dëgjojnë të tilla fjalë të kota dhe të padobishme, që u thonë të paditurit, ata i përgjigjen ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit, të Urtit e të Mençurit: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat.”
Secili do të shpërblehet sipas punëve që ka bërë vetë. Askush nuk ka për të marrë nga pesha e të tjerëve. Kjo tregon që këta njerëz i shohin fjalët e injorantëve si të kota dhe të padobishme. Gjendja dhe fjalët e injorantëve janë jo vetëm të kota e të padobishme, por janë madje të dëmshme.
– ”Paqe keni prej nesh.” – Nga ne do të dëgjoni veçse mirësi. Ne nuk do t’jua kthejmë me të njëjtën monedhë që e kërkon injoranca juaj. Edhe pse ju e dëshironi dhe ju pëlqen kjo mënyrë komunikimi, ne nuk bëhemi pjesë e saj. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kotësive dhe poshtërsive të kullotës tuaj.
– ”Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë).” – Ne distancohemi nga çdo lidhje me injorancën dhe injorantët.