– “Disa prej tyre e besuan atë (Muhamedin a.s.), e disa e mohuan.” – Në raport me Profetin e fundit, njerëzit u ndanë në dy grupe: disa i besuan Muhamedit (a.s.) dhe ndoqën Shpalljen e tij, për të fituar në këtë mënyrë lumturinë e vërtetë në dynja dhe në ahiret, dhe disa e mohuan Muhamedin (a.s.) dhe refuzuan të pasonin Shpalljen që Zoti i dhuroi atij, nga armiqësia, urrejtja dhe smira që kishin. Këta të mjerë merituan dëshpërimin që në këtë jetë, para atij që nuk do të ketë fund. Dënimi që i pret është i dhembshëm. Allahu i Lartësuar thotë:
– “Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort.” – Zjarri do përpijë brenda tij të gjithë ata që e kanë mohuar Zotin dhe s’kanë pranuar të pasojnë profetët e Tij. Ky është një kërcënim i hapur për çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që mohojnë Shpalljen e fundit, Shpalljen që Zoti i zbriti Muhamedit (a.s.). Kjo përforcohet më tepër në ajetin vijues: