Select Page

“Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, …” – Ata janë të pasigurt për ringjalljen dhe për llogarinë në Ditën e Gjykimit. Për sytë e tyre ekziston veçse jeta e kësaj bote, prandaj ata nuk punojnë aspak për ahiretin dhe nuk i kushtojnë fare rëndësi atij. Por të mos harrojnë:

– “… por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka.” – Allahu i Madhërishëm përfshin gjithçka me dijen, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Askush nuk del jashtë kësaj diturie dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit të Fuqiplotit.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fussilet, me mirësinë e Allahut të Lartësuar!