– “Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre!“ – Lëri ata të sorollaten në injorancën e tyre rreth së vërtetës, lëri në vetëkënaqësinë e tyre dhe në pretendimin se ata janë në rrugë të drejtë. Allahu thotë: “…lëri ata edhe për pak kohë!” Pra, lëri derisa të zbresë mbi ta dënimi dhe zemërimi i Zotit. Për ata nuk vlen asnjë paralajmërim e këshillë. E si mund të përfitojë nga këshilla dikush që, pa dije, pretendon se është në të vërtetën dhe që çdo qëndrim tjetër e konsideron kotësi?! Ky mashtrim dhe vetëkënaqësi i lë ata në humbje të thellë, në pakujdesi e shpërfillje ndaj të vërtetës.