Select Page

Është Ai që e krijoi njeriun nga uji (fara), dhe e vuri në lidhje gjaku dhe gjini.  Allahu është i vetmi Krijues. Ai e krijoi njeriun prej një lëngu të nënçmuar, pastaj i bëri të shumohen dhe të lënë pasardhës, të bashkuar në fise e popuj, por edhe të ndarë në vende të ndryshme. Por, origjina e të gjithëve është nga lëngu i nënçmuar. Kjo tregon për pushtetin e Tij të plotë, sepse Allahu thotë:

Zoti yt është i Gjithëfuqishëm.   E gjitha kjo tregon se vetëm adhurimi i Tij është i merituar, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë.