– “Atëherë, largohu prej tyre, sepse t’i nuk fajsohesh për ta!” – Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’u kthente shpinën dhe të largohej nga mohuesit. Ai duhej t’i shpërfillte ata, duke u përqendruar tërësisht në misionin e tij. Profeti nuk mbante përgjegjësi për gjynahet dhe mohimin e tyre. Ai ishte thjesht një përcjellës dhe sqarues i së vërtetës dhe, si i tillë, ai e plotësoi amanetin e ngarkuar.