– “Ai (besimtari) thotë: “A do të donit të shikojmë jashtë (të dënuarit)?” – Ejani të shohim atë në dënim dhe të kënaqemi e të gëzohemi edhe më shumë me mirësitë që na dha Zoti, sepse do të shohim me sytë tanë përmbushjen e shpërblimit dhe ndëshkimit të Allahut.
Nga kjo bisedë kuptohet se banorët e Xhenetit gëzohen e kënaqen me njëri-tjetrin, madje e ndjekin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin, kur ftohen të bëjnë diçka. Edhe këtë rast, ata dëgjojnë vëllanë e tyre dhe shkojnë së bashku me të, për të parë gjendjen e atij ish-shokut në zjarr.