– ”Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të devotshëm.” – Ky është premtimi për ata që besojnë në Allahun, në melekët e Tij, Librat, profetët, Ditën e Gjykimit dhe në caktimit e të mirës dhe të keqes prej Zotit, dhe që pasi besuan, ata u ruajtën dhe u bënë të devotshëm. Ata u ruajtën nga shirku dhe gjynahet dhe punuan në bindje ndaj Allahut dhe ndaj Profetit (a.s).