Select Page

Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të …” – Ditën e Gjykimit do të bëhet llogaria e krijesave, që do të ndahen sipas veprave të tyre. Keqbërësit do të marrin dënimin e merituar. Vendimi i Zotit për ndëshkimin e mohuesve dhe keqbërësve do të behet realitet. Ata do ta shohin Xhehenemin para se të hidhen në të. Tmerri i tyre do të shtohet më tepër kur ta shohin vetë, me sytë e ballit, zjarrin që përcëllon. Përveç kësaj, do të binden se:

– “… dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” – Pra nuk kanë për të gjetur ndonjë mundësi t’i shmangen dhe asnjë ndërmjetësues nuk do të mund t’u sjellë dobi, pa lejen e Zotit. Këto ajete janë një kërcënim dhe paralajmërim që të frikësohen zemrat e të mençurve që kujdesen për të mirën e vetvetes dhe duan shpëtimin e saj.