– “Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm. Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër.” – Ata pretendojnë që mund t’i nënshtrohen të vërtetës veçse nëse secilit prej tyre i zbret nga qielli një libër i shkruar. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. Sikur çdo lloj shenje e argumenti t’u sillej atyre nga Zoti dhe Kur’ani, ata nuk do ta besonin të vërtetën, derisa të shohin ndëshkimin e dhembshëm. Atyre u kanë ardhur argumente shumë të qarta për të vërtetën, prandaj, nëse do të kishin ndonjë fije mirësi, do të kishin besuar. Më pas, i Madhëruari thotë: