Select Page

Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët, … – Është vetëm Allahu Ai që i lejon dy ujëra të takohen, njëri ujë i ëmbël, siç janë lumenjtë, dhe tjetri ujë i kripur. Secilin prej tyre është bërë në dobi dhe në të mirë të krijesave.

“… dhe bëri pengesë mes tyre … – Ai ka vendosur mes tyre një pengesë, që të mos përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu do të cenohej dobia e secilit prej tyre dhe qëllimi përse janë bërë të tillë.

“… dhe një ndarje që të mos përzihen. – Pra, është një pengesë të pakalueshme.