– “… edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?” – Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr.