– “Dhe kujtoni kur Ne i dhamë Musait Librin dhe Furkan-in (Dalluesin e të vërtetës nga e gabuara), që ju të shihnit qartë udhëzimin dhe rrugën e drejtë.” – Por, në vend të mirënjohjes, erdhi paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Allahut të Lartësuar dhe Krenar dhe ndaj Profetit të Tij. Ata i kërkuan Musait, si kusht, që të shihnin Allahun e Lartësuar.