Select Page

“A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.” – Ata ngjajnë në zemrat e tyre, sepse i kanë të mbushura me kufër dhe poshtërsi, prandaj i kanë të ngjashme edhe fjalët e veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).” [Bekare 118].

Nga ana tjetër, të gjithë besimtarët, duke qenë se zemrat e tyre i nënshtrohen të vërtetës pasi e kërkojnë atë, i besojnë menjëherë profetët e Zotit, i respektojnë e i nderojnë ata, iu binden dhe iu nënshtrohen porosive të sjella nga ata prej Zotit të gjithësisë.