Select Page

Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët …Kurrë mos iu bind mohuesve dhe të braktisësh atë që të është shpallur nga Zoti, por bëj çdo gjë për ta kuptuar qartë atë.

… e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të (me Kur’an). – Zhvillo me këtë Kur’an një xhihad të madh kundër tyre. Pra, të gjitha energjitë që ke hidhi në mbështetje të së vërtetës dhe për shkatërrimin e të kotës! Mos kurse asgjë në këtë drejtim, edhe sikur të të kundërvihen të gjithë! Mos e humb asnjëherë shpresën për udhëzimin e tyre. Asnjëherë mos e braktis ftesën dhe kumtimin e së vërtetës për asnjë shkak, e aq më pak për shkak të ftesave dhe tekave të të humburve!