Select Page

– ”Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni? – Këta janë thjesht disa puta ose statuja, që ju i keni gdhendur me duart tuaja në formën e disa krijesave dhe në mënyrë të pakuptimtë u dedikoni adhurime. Çfarë vlere apo merite kanë ata, që t’u përkushtohesh e përulesh me adhurime e lutje? Ku është logjika juaj? Mos jeni çmendur vallë, që humbisni kohën me adhurime të kota, që ua përkushtoni këtyre sendeve pa jetë e të padobishme? I gdhendni me duart tuaja dhe pastaj u përgjëroheni t’ju ndihmojnë?! Kjo vërtet është e habitshme! Adhuroni sende që vetë i ndërtoni? Përgjigjja e tyre vjen pa asnjë argumentim dhe arsyetim të logjikshëm, por si përgjigje e një të mangëti, që nuk di çfarë të thotë: