Select Page

– “Kjo është feja juaj. Ajo është një fé e vetme (e pranuar tek Zoti) dhe (vetëm) Unë jam Zoti juaj. Prandaj më kini frikë Mua (e askënd tjetër)!“ – Të gjithë ju, o profetë, jeni si një trup i vetëm, keni një fe të përbashkët dhe Zoti juaj është një i vetëm. Për këtë arsye, vetëm Atij frikësojuni duke kryer urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar e ruajtur nga ndalesat e Tij.

Duke urdhëruar profetët, Zoti në fakt ka urdhëruar të gjithë besimtarët, sepse ata janë pasues të profetëve dhe rrugës së tyre. Ai thotë: “O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij!” [Bekare 172]. Kështu, është detyrë për të gjithë ata që pretendojnë se pasojnë profetët, që të zbatojnë shpalljet e profetëve dhe urdhëresat e tyre dhe të ndërtojnë jetën sipas tyre. Por të padrejtët nuk dinin gjë tjetër, veç të përçaheshin dhe të mos i bindeshin Zotit, prandaj dhe tha: