– “… edhe popullin e Nuhut më herët. Vërtet, ata ishin edhe më keqbërës dhe të shfrenuar.” – Ndër popujt që Allahu i Lartësuar i shkatërroi ishte edhe populli i Nuhut (a.s.). Ata mohuan Profetin e tyre dhe nuk pranuan të nënshtroheshin e t’u bindeshin porosive të Zotit, prandaj i Lartësuari i mbyti ata me ujë.