– “Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret Mallkimi dhe një vendbanim i keq.” – Kur zullumqarët të justifikohen dhe të kërkojnë shpëtim, atyre nuk do t’u pranohet asgjë. Ata do t’i përfshijë mallkimi, dëshpërimi dhe dhimbja e madhe, kur të hidhen në vendin e ndëshkimit. Ai vend trishton dhe dëshpëron përjetësisht ata që do banojnë në të.