Select Page

– “Ai më thoshte: “ Çfarë!  Ti je prej atyre që besojnë se kur të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime (sipas veprave)?””Vërtet beson se ne, pasi të vdesim, do të ringjallemi përsëri dhe do të shpërblehemi për punët tona? Si e beson diçka të tillë të pamundur?! Nuk ka mundësi që ne, pasi të jemi tretur dhe humbur nëpër tokë, të ringjallemi dhe kthehemi në jetë, e pastaj të llogaritemi e shpërblehemi për veprat tona.

Kur për veten thotë: “Unë vazhdoja të besoja ringjalljen, kurse ai vazhdonte ta mohonte, derisa na erdhi vdekja. Por kur u ringjallëm, unë erdha këtu ku jam, domethënë, në këto mirësi që na i premtuan profetët e Zotit, dhe mendoj se ai tjetri është duke u dënuar.”