Select Page

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, e i thotë:

– “Thuaju edhe për mysafirët e Ibrahimit.” – Tregoju atyre një histori të çuditshme e plot mësime. Historitë e të gjithë profetëve janë të dobishme, por në mënyrë të veçantë historia e Ibrahimit (a.s), që ishte Halilur-Rahman, i dashuri më i afërt i të Gjithëmëshirshmit.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e atij profeti madhështor. Miqtë që e vizituan Ibrahimin ishin dy melekë, të cilët Zoti i nderoi duke i bërë vizitorë në shtëpinë e Ibrahimit (a.s).