Select Page

Sikur të kishim dashur Ne, do të kishim dërguar në çdo vendbanim qortues (profetë). – Allahu i Lartësuar na njofton se është dëshira e Tij ajo që sundon. Ai na tregon se, po të dëshironte, do të dërgonte në çdo vendbanim paralajmërues, pra, profetë që të paralajmëronin e qortonin njerëzit. Kështu, Atij nuk i mungon kjo dëshirë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga realizimi i saj. Por urtësia dhe mëshira e Tij për ty dhe për të gjithë krijesat bëri që të të dërgonte ty, o Muhamed, si profet për të gjithë botën, për të kuqtë e të zinjtë, për arabët dhe të huajt, për njerëzit dhe për xhindët.