Select Page

Pastaj do t’i fryhet Bririt dhe ata do të dalin prej varrezave me të shpejtë, për te Zoti i tyre. – Fryrja e parë e Bririt do të jetë për t’u bërë Kijameti, dhe atëherë do të vdesin të gjithë. Ndërsa këtu bëhet fjalë për fryrjen e dytë, e cila është fryrja për ringjalljen dhe tubimin para Zotit. Kështu, kur t’i fryhet Surit, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre dhe do të nxitojnë të grumbullohen përpara Zotit. Askush nuk do të vonohet. Ajo është një ditë kur mohuesit e besimit të vërtetë do të dëshpërohen dhe do të shfaqin pendesën e tyre dhe keqardhjen: