Select Page

Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura (e të shkatërruara), pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin (në Zot).Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e krijesave, që nuk tregojnë mirënjohje për Atë, me gjithë mirësitë e Tij dhe faktin se Ai e ngjall tokën pasi ka vdekur dhe është shkretuar, duke shpërndarë në të mëshirën e Tij.

Nuk e mendojnë ata të mjerë se çfarë do të ndodhte nëse Allahu do t’u lëshonte atyre bimëve një erë të fuqishme e shkatërruese? Si do të veprojnë kur ta shohin atë të zverdhur, gati për t’u shkatërruar? Këta mosmirënjohës do të nxitojnë të mohojnë besimin e drejtë. Ata harrojnë të gjitha mirësitë e shkuara dhe nguten të shprehin mohimin e Zotit. Këtyre të mjerëve nuk u bëjnë dobi këshillat e qortimet.