– “Ne i shkatërruam ata që ishin si ju, por a ka ndonjë që merr mësim?” – Kuptimi: Allahu i Madhëruar i shkatërroi edhe popujt para jush, të cilët bënë të njëjta punë si ju dhe mohuan ashtu si mohuat edhe ju. A nuk nxirrni mësim se ligji i Allahut si për të parët, edhe për të fundit është i njëjtë? Me urtësinë e Tij, ashtu sikurse gjykoi që ata të ndëshkoheshin, po ashtu do të gjykojë edhe për ju, pasi nuk ka asnjë ndryshim mes jush.