– “Ndërsa, ata që u përpoqën t’i hedhin poshtë Argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit të madh.” – Ndërsa ata që mohojnë e tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit, duke refuzuar të besojnë profetët dhe shpalljet e Tij, ata do të jenë përgjithmonë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin nga ai. Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as do të gjejnë ndonjë çast qetësie prej tij.