– “Ndërkohë, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: …” – Me një arrogancë të pashembullt, i mashtruar nga pushteti, pasuria dhe forcat e tij, Faraoni tha:
– “O populli im! A nuk janë nën pushtetin tim Egjipti dhe këta lumenj, që rrjedhin nën pallatin tim?! A nuk po shikoni?” – Shumë degëzime të Nilit kalonin përmes kështjellave dhe kopshteve plot bimësi të Faraonit, prandaj ai thoshte: “A nuk e shihni gjithë këtë mbretëri e bukuri, që kam nën këmbët e mia?! A nuk tregojnë ato për madhështinë time?”
Fjalët e Faraonit dëshmonin se sa injorant i madh ishte ai, pasi ai lëvdohej me gjëra që nuk kishin lidhje me meritat dhe veten e tij. Ai nuk lëvdohej për ndonjë cilësi të mirë që kishte apo për ndonjë vepër të drejtë. Për të ishte e drejtë mburrja me pasurinë e pushtetin, nëpërmjet të cilave, në fakt, Allahu sprovon cilin të dëshirojë. Faraoni, me injorancën e tij të thellë, vazhdonte të lëvdohej duke thënë: